Bravo futet në historinë e Champions League, por për keq
Portieri i Manchester City, Claudio Bravo, me kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Atalantas në “San Siro”, ka hyrë në historinë e Champions League. Ai u bë portieri i parë që futet si portier zëvendësues dhe merr karton të kuq në një ndeshje të këtij kompeticioni.
Walker ndërkohë u bë futbollisti i parë anglez që bën një pritje në Champions League në rolin e portierit, që kur Ben Hamer e bëri në sfidën Leicester-Porto në dhjetor 2016.
Guardiola zëvendësoi portieri Ederson për shkak të një dëmtimi, por në 10 minutat e fundit të ndeshjes u detyrua që të aktivizonte mbrojtësin anglez në këtë rol.
1 – Claudio Bravo is the first ever substitute goalkeeper to be sent off in Champions League history. Rush. #ATAMCI
— OptaJoe (@OptaJoe) November 6, 2019