Brazili fiton me lehtësi miqësoren ndaj Senegalit në Londër
Përgatitjet e Brazilit për Kampionatin Botëror 2026 vazhdojnë me ritme të larta. “Seleçao”, e vetmja kombëtare në botë që ka marrë pjesë në çdo edicion të Botërorit, synon titullin e gjashtë në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, brazilianët po shfrytëzojnë miqësoret për të konsoliduar grupin dhe për të vlerësuar formën e lojtarëve.
Në testin e radhës, të luajtur këtë të shtunë, Brazili mposhti Senegalin me rezultatin 2-0, duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë. Në minutën e 29, talenti i Chelsea-t, Estevão, zhbllokoi takimin me një goditje precize. Vetëm shtatë minuta më vonë, Casemiro dyfishoi shifrat, duke vulosur suksesin.
Pjesa e dytë nuk ndryshoi rezultatin, por shërbeu që Ancelotti të testonte disa skema dhe alternativa për repartet kryesore. Fitorja konsiderohet një sinjal pozitiv për italianin, i cili kërkon të ndërtojë një ekip të gatshëm për të qenë protagonist në Botërorin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

