Brazili fiton miqësoren ndaj Japonisë falë një penalltie të Neymar (VIDEO)

Brazili vijon ecurinë e rezultateve pozitive duke marrë një sukses 1-0 në miqësoren kundër Japonisë. Një sfidë e dominuar nga brazilianët të cilët dominuan në çdo aspekt, por vuajtën mungesën e finalizimit në disa momente.

Në minutën e 75-të, Richarlison u bë protagonist duke fituar një penallti. Nga pika e bardhë si zakonisht Neymar nuk do të gabonte duke e dërguar topin në kuadrat.

Sulmuesi 30-vjeçar realizoi golin e vetëm të sfidës, duke e arritur në kuotën e 74 golave me kombëtaren, 3 më pak se legjenda Pele. Një fakt interesant në këtë duel ishte që tifozët edhe pse ishin 64 mijë në numër, nuk mund të festonin për shkak të masave anti-covid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?