Brazili fiton testin ndaj Kroacisë, Nejmar rikthehet me super gol (VIDEO)
Brazili ka fituar miqësoren e parë në prag të Kupës së Botës ndaj Kroacisë me rezultatin 2-0. Fraksioni i parë i lojës nuk dhuroi shumë mundësi shënimi.
Ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë në pjesën e dytë as hyrjes në fushë të Nejmar. Braziliani shënoi golin e avantazhit në minutën e 69-të me një veprim fantastik brenda zonës.
Braziliani rikthehet në mënyrën më të mirë pas mungesës prej më shumë se dy muaj. Në minutat e mbetura Kroacia u mundua të bënte diçka por Brazili u mbrojt mirë dhe në fund të takimit arrin të shënojë golin që vulosi fitoren me Roberto Firmino, i cili kontrolloi mjaft mirë dhe më pas e çoi në rrjetë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

