Brazili i frikshëm, shkatërron Austrinë në miqësore (VIDEO)
Brazili konfirmohet si Kombëtarja që duhet mundur në Kupën e Botës që starton pas 4 ditësh në Rusi. “Seleçao” ka fituar me lëhtësi në shifrat 3-0 miqësoren ndaj Austrisë.
Edhe pse në fakt ishte një ndeshje shumë e luftuar, diferencën e bëjnë yjet që Tite ka në dispozicion. Gabriel Zhezus zhbllokoi ndeshjen në minutën e 36-të pas një goditje të bukur brenda zonës. Fraksioni i dytë foli për Brazilin, që gjeti golin e dytë në minutën e 63-të me Nejmarin, i cili dhuron spektakël ndaj kundërshtarëve.
6 minuta më pas Kutinjo shënoi edhe golin e tretë pas një aksioni personal në krahun e majtë. Brazili në këtë mënyrë i mbyll shumë pozitivisht miqësoret. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

