Brazili mund me “poker” Uruguain, Argjentina i falet Lautaros (VIDEO)

Brazili rikthehet te fitoret në eliminatoret e Botërorit, “Katar 2022”, pas barazimit përballë Kolumbisë. “Seleçao” triumfoi 4-1 ndaj Uruguait, duke hipotekuar praktikisht kualifikimin.

Një përballje pa shumë histori në “Arena da Amazonia”, të Manausit, kur skuadra e Tite realizoi dy gola për 18 minuta. Fillimisht zhbllokoi takimin Neymar, i shërbyer nga Fred, për të ardhur më pas te dyfishimi i Raphinhas.

Uruguaianët nuk mundën ta përballonin furinë e brazilianëve dhe në të 58-tën Raphinha realizoi të dytin personal dhe të tretin për ekipin e tij. Luiz Suarez shënoi golin e nderit për Uruguain në minutën e 77-të, por vetëm 6 minuta më vonë Gabriel Barbosa, pas bashkëpunimit me Neymarin vulosi rezultatin 4-1.

Argjentinasi mjaftoi goli i Lautaro Martinezit në fundin pjesës së parë për të mposhtur Perunë në Buenos Aires. Messi me shokë patën edhe pak fat në këtë sukses, pasi në Yotun i Perusë humbi një 11 metërsh në pjesën e dytë.

SHKARKO APP