Brazili ngulmon për të marrë si trajner Carlo Ancelottin

Federata Braziliane e Futbollit kërkon një trajner me përforcojë për Botërorin e vitit 2026, teksa emri më i preferuar është Carlo Ancelotti. Katër herë fitues i Champions League, si dhe i trofeve të shumtë në rang klubesh mbetet kandidat potencial për stolin e pesë herë kampionëve të Botës.

Carlo Ancelotti është një nga trajnerët aktivë më fitues, aktualisht pjesë e Real Madridit. Trajneri italian është një nga miqtë më të mirë të Tites, që sikurse kishte paralajmëruar, u largua me mbylljen e Botërorit për Brazilin.

Fakti që dy sulmuesit e rinj të Brazilit, Vinicius Junior dhe Rodrygo po punojnë me të tek Reali, pa harruar edhe Militaon, e bëjnë edhe më të favorizuar këtë lëvizje.

Ancelotti është ende nën kontratë me Realin e Madridit, por është i hapur për ta marrë drejtimin e Brazilin në qershor 2023.

SHKARKO APP