Brazili nuk çan dot mbrojtjen serbe në 45 minutat e para (VIDEO)

Brazili nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para kundër Serbisë. Në minutën e 13-të, Neymar tentoi të shënonte nga goditja e këndit, por Milinkovic-Savic e kuptoi mjaft mirë idenë e tij.

Casemiro pak minuta më pas provoi me një goditje të fortë nga distanca, ndërkohë që Vinicius Junior nuk shfrytëzoi si duhet një asist nga Thiago Silva që e nxori përballë portierit.

SHKARKO APP