Brazili rigjen fitoren në kualifikuese kundër Kilit, ndalet Argjentina
Janë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjet e radhës kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Brazili mposht 2-1 Kilin në transfertë dhe ngjitet në vendin e katërt në renditje. “Seleçao” fiton me përmbysje përballë një rivali që nuk po kalon ditët e tij më të mira.
Edu Vargas kaloi vendasit në avantazh, por brazilianët barazojnë shifrat me Igor da Cruz në fund të pjesës së parë, ndërsa Luiz Henrique shënon golin e fitores në minutat e fundit të takimit.
Argjentina ndalet sërishnë një barazim 1-1 në transfertë përballë Venezuelës. Otamendi shënon për skuadrën “Albiceleste”, por Rondon shënon golin e barazimit për vendasit në pjesën e dytë. Pavarësisht këtij hapi fals Argjentina vazhdon që të mbajë vendin e parë në renditje me 19 pikë pas 9 ndeshjeve të luajtura.