Brazili tregon forcën ndaj Serbisë, super Richarlison shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Brazili tregon menjëherë forcën në Katar 2022, duke marrë një fitore spektakolare 2-0 ndaj Serbisë. 3 pikë të merituara për ekipin e Tite-s që zhvillon një duel mjaft të mirë.
Selecao nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para kundër Serbisë. Në minutën e 13-të, Neymar tentoi të shënonte nga goditja e këndit, por Milinkovic-Savic e kuptoi mjaft mirë idenë e tij. Casemiro pak minuta më pas provoi me një goditje të fortë nga distanca, ndërkohë që Vinicius Junior nuk shfrytëzoi si duhet një asist nga Thiago Silva që e nxori përballë.
Pjesa e dytën ndërkohë u dominua totalisht nga Brazili, që do të zhbllokonte më në fund sfidën. Në minutën e 63-të, Vinicius godet dhe ndalet nga portierit Milinkovic-Savic, por më pas shkon te Richarlison, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.
10 minuta më pas është sërish Richarlison që shënon një super gol me një goditje spektakolare me roveshatë pasi mori një top nga Vinicius Junior. Asnjë shans reagimi për portierin serb, i cili nuk mundi ta evitonte këtë perlë. Brazili me këtë fitore udhëheq grupin me 3 pikë, po aq sa Zvicra. /R.Lika-Koha Jonë/