Brazili shkatërron Kilin dhe e lë thuajse jashtë Kupës së Botës (VIDEO)
Brazili vijon të fitojë dhe të dhurojë spektakël. Në ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të Botërorit për zonën latine, Brazili mundi 4-0 Kilin duke i lënë këta të fundit thuajse jashtë Kupës së Botës.
Neymar para tifozëve dhe nuk zhgënjeu me paraqitjen e tij teksa hapi rrugën e suksesit duke shënuar me një penallti. Më pas Vinicius, Coutinho dhe në fund Richarlison realizuan tri golat e tjerë.
Uruguai ndërkoi arriti të kualifikohej direkt për Kupën e Botës në raundin e parafundit të eliminatoreve falë suksesit minimal 1-0 ndaj Perusë falë golit të shënuar nga De Arrascaeta.
Skuadra e pestë që do të kualifikohet do të zbulohet në ndeshjet e fundit që do të luajnë Kolumbia, Kili dhe Peruja.
KOHA JONË SONDAZH

