Braziliani Ronaldinho del nga burgu në Paraguai pas 32 ditësh
Sporti E Martë, 7 Prill 2020 22:58
Legjenda e futbollit në Brazil, Ronaldinho, është liruar nga burgu në Paraguai pasi u mbajt në arrest për 32 ditë.
Ish-kampioni i Botës dhe vëllai i tij Roberto Assis u kapën në fillim të marsit duke provuar të hynin në Paraguai me dokumente të falsifikuara të udhëtimit dhe u mbajt në paraburgim.
Gjykata ditën e sotme vendosi që të hidhte poshtë akuzat, duke lënë të lirë futbollistin brazilian dhe vëllain e tij. /R.Lika-Koha Jone/