Braziliani Xhilberto zbulon si e mashtruan në Shqipëri Tirana dhe Flamurtari

Kategoria Superiore në vitet e fundit ka pasur shumë futbollistë të huajë, teksa nuk kanë munguar as lojtarët nga Brazili. Njëri prej tyre është edhe Xhilberto Fortunato, i cili është aktivizuar në skuadrën e Tiranës dhe Flamurtarit. Përvoja e tij nuk ka qenë aspak e këndshme, teksa këtë gjë e ka rrëfyer edhe në një intervistë për portalin “esporte.ig.com.br”, dy klube që sipas tij e kanë mashtruar.

“Në Shqipëri shkova për të firmosur direkt kontratën, por më detyruan që të bëja dhe një provë. Ata gënjyen për kontratën, më dhanë vetëm gjysmën e parave që më premtuan. Në termat financiarë, nga të gjitha vendet që kam luajtur, Shqipëria ka qenë më keq, gjithnjë të vononin pagat. Shumë e vështirë. Ishte një vend më i varfër se vendet aziatike. Gjithashtu kultura është pak a shumë e njëjtë. Nuk kishte asnjë bonus për fitore, asnjë çmim të dhënë për lojën. Futbollistët vendasit, ishin mësuar me realitetin dhe nuk ankoheshin për këtë situatë”, ka thënë mes të tjerash Xhilberto. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?