Brdaric: Humbëm prej një gabimi, lojtarët e Teutës sjellje teatrore!

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e dytë radhazi në kampionat, kundër Teutës. Strategu gjerman akuzoi futbollistët durrsak se bën sjellë teatrore në fushën e lojës në disa momente, ndërkohë që ndeshja sipas tij u vendos nga një gabim në prapavijë.

“Sot e humbëm ndeshjen 1-0, bëmë vetëm një gabim dhe u ndëshkuam nga një pasim i gabuar. Pjesa e parë ishte një ndeshje e barabartë në pjesën e dytë kishim më shumë kontroll. Ky është momenti më i pa fat për të gjetur portën. Pas ndeshjes, ju mund ta analizoni si të doni sfidën. Ne ndryshuam gjithçka pjesën e dytë, dhe ne nuk kemi fat sepse goditëm dhe traversën.

Duhet ta pranojmë dhe të punojmë, dhe lojtarëve t’i rikthejmë besimin. Sjelljen teatrore të kundërshtarëve nuk e kam parë kaq sa sot dhe për mua nuk ishte e ndershme. Ne kemi jashtë Markun, Isaevskin të cilët nuk ishin me ne sot, ne jemi i japim besimin lojtarëve. Vetëm fati na mungoi, por jam shumë i mërzitur për ndeshjen. 45 minutat e dyta ne kemi luajtur në sulm, Teuta vetëm mbronte dhe u përpoq shumë për të mbrojtur rezultatin.

Duhet ti japim besim lojtarëve për ndeshjen pasardhëse. Në këtë periudhë të kampionatit ne kemi shumë çështje për të zgjidhur. Ne nuk kemi mundësi t’i godasim ato raste, ne i analizojmë çdo ndeshje por pastaj  i takon lojtarëve ta bëjnë në fushën e lojës dhe duhet ti pranojnë kritikat, por pas ndeshjes ne duhet ti tregojmë një fytyrë tjetër. Nëse bëjmë një gabim kundërshtari na godet direkt, duhet ti tregojmë se lojtarët tanë duhet të godasin në portë”, deklaroi Brdaric.

SHKARKO APP