Brdariç: Jemi të uritur për fitore, ndeshjet kundër Tiranës janë speciale

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të klasikes kundër Tiranës, që do të luhet nesër në “Loro Boriçi”.

Tekniku ka analizuar gjendjen e skuadrës, ka vlerësuar kundërshtarin, por në të njëjtën kohë ka theksuar se fitorja është objektivi i Vllaznisë në këtë takim.

“Ndeshjet derbi janë derbi, nuk ka rëndësi renditja, kemi avantazh se luhet në shtëpinë tonë. Jemi të përgatitur për ndeshjen e nesërme, jemi të uritur, e dimë rëndësinë e ndeshjes, derbet janë ndeshje speciale dhe na duhet lojë speciale. Mundësia për të fituar nesër është më e madhe se kemi rikthime.

Duhet të jemi sa më realist, merkaton e kemi të bllokuar, për momentin punojmë me lojtarët që kemi, janë lojtarë shumë të fortë”, tha mes të tjerash Brdariç.

SHKARKO APP