Brdaric : Me Tiranën ndeshje historike, do tregojmë forcën tonë!

Në prag të klasikes së futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdaric, foli në konferencë për shtyp, ku theksoi se Vllaznia do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj.

“Deri tani kemi luajtur në maksimumin tonë, kemi dhënë gjithë fuqinë dhe forcën tonë dhe besoj se nesër do të bëjmë të njëjtën gjë dhe do të jetë i njëjti rezultat.

Do të luajmë maksimumin e fuqive tonë, njësoj siç bëmë me Skënderbeun në ndeshjen e fundit, ku fituam 5-1. Korçarët janë ekip i mirë, por rezultati ishte i tillë. Kemi edhe 24 orë kohë në përgatitjen e ndeshjes me Tiranën. Nuk kam asnjë mesazh për trajnerin Dede, secili ka idenë e vet. Është një ndeshje historike e rëndësishme dhe të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk kam asgjë specifike për t’i thënë trajnerit.

Për secilin lojtar që mungon ndjejmë keqardhje. E përshëndes Dungën, ai është i rëndësishëm. Merkato? Lekaj është larguar në Kosovë. Isufaj nuk e di se ku do shkojë. Jemi përqendruar vetëm te dueli me Tiranën dhe më pas të ulemi të bëjmë bilancin.

Të vijojmë të njëjtën rrugë që kemi nisur. Shëndeti i lojtarëve dhe i të gjithëve që merren me këtë punë ka rëndësi. Këtë punë duhet të vijojmë. Falenderoj të gjithë, mediat, Xhaferin, Voltanën, Suadin dhe gjithë ndihmësit e mi”, deklaroi Brdaric.

 

 

 

SHKARKO APP