Brdariç: Ndeshje e veçantë ndaj Tiranës, tifozët do të na ndihmojnë
Vllaznia këtë fundjavë do të ketë një duel shumë interesant ndaj Tiranës Thomas Brdaric kërkon që ekipi i tij të rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Kukësit, në një klasike të veçantë që pritet të jetë e ndezur në “Loro Boriçi”.
“Është një ndeshje e veçantë, jemi të përgatitur për këtë ndeshje të madhe. Do të luajmë kundër Tiranës, e cila momentalisht është në vendin e parë në Kategorinë Superiore. Duhet të japim më të mirën tonë që ndeshja të shkojë pozitivisht për ne. Fillimisht duhet të jemi realistë, mendoj se mënyra sesi funksionon ekipi im dhe i gjithë klubi duhet të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe jemi të motivuar vetëm për fitore.
Jemi përgatitur për këtë ndeshje në anën sulmuese, në fizike dhe anë atë mentale, duhet të jemi një ekip nesër që duhet të jemi trima sepse Superiorja është një kampionat i vështirë dhe ta përballojmë në mënyrën më perfekt të mundshme
Tifozët? Synimi është që të fitojmë çdo ndeshje dhe normalisht që është një ndihme e madhe për tifozët tanë që do të vijnë për të na mbështetur për të krijuar një atmosferë mjaft të mirë dhe pastaj puna jonë do të jetë në fushë në mënyrë që të jemi të përqendruar maksimalisht aty për të marrë fitoren ndaj Tiranës”, tha Brdariç.
KOHA JONË SONDAZH

