Brdaric: Nuk duhet të shohim renditjen, Dinamo luan futboll të bukur!
Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” ditën e nesërme skuadrën e Dinamos për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 23-të të Abissnet Superiores. Trajneri Thomas Brdaric kërkon që të marrë pikët e plota në këtë duel, ndërkohë që kërkoi që të mos mendohej për arbitrat.
“Kur shikon renditjen, mendimi i parë është se do e mundim. Ata kanë investuar shumë, kanë një ekip të mirë që luan futboll bukur. Ata mundohen mos bien nga kategoria dhe janë të motivuar, nesër do jetë sfidë e bukur.
Ndeshja e shkuar 6-3 ? Është një tjetër situatë.
Duhet të mendojmë sesi të parandalojmë që nëse na bëhet padrejtësi me gabime, mos kemi reagime të ashpra për mos u ndëshkuar.
Ankesa me shkrim për gjykimet? Kjo nuk është përgjegjësia ime. Nuk dua të them asgjë që situata të marrë drejtim të gabuar. Kemi raporte të mira me arbitrat, federatën dhe kundërshtarët dhe kemi qenë të drejtë në këtë pjesë”, tha Brdaric.
KOHA JONË SONDAZH

