Brdaric: Nuk erdhëm për rekorde në Laç, ja ku duhet të përmirësohemi

Vllaznia e nisi sezonin me një fitore 5-3 ndaj Laçit në transfertë. Ky sukses ka gëzuar së tepërmi trajneri Thomas Brdaric, i cili është i bindur se kuqeblutë janë më të fortë këtë edicion.

“Ne nuk erdhëm këtu të thyejmë rekorde, erdhëm të tregojmë performancë serioze, të jemi sulmues dhe të shënojmë. Ne kemi lojë ofensive , lojë të bukur, patëm disa probleme në aspektin mbrojtës, kjo është shumë keq, por gjithsesi fitorja është fitore. Ne duam të përmirësohemi në çdo moment, kjo ishte paraqitja jonë e parë dhe nuk mund të themi si do të shkojë sezoni, por ishte diçka mbreslënëse dhe duhet të punojmë për këtë.

Nga jashtë duket e lehtë, por nga brenda ne që jemi aty e dimë që është punë e madhe. Mendoj se duhet të minimizojmë bllokimet gjatë lojës, deri në golin e dytë po luanim shumë mirë, sepse po mbanim topin, po bënim pressing kështu që lojtarët duhet të kuptojnë pozicionin e tyre në fushë, por i falëm kundërshtarit disa raste dhe mundësi të mira shënimi dhe duhet të flasim me lojtarët.

Vllaznia më e fortë? Ndoshta, por sigurisht do të jetë ekipi më i mirë. Kemi punuar për këto ndryshime, dhe përmirësimet dhe zhvillimet kërkojnë ndryshime, kështu të gjithë duhet të përshtaten me atë që duam”, deklaroi Brdariç.

SHKARKO APP