Brdaric: Presioni ka ndikuar negativisht te lojtarët, gjoba …

Pas kualifikimit për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia e trajnerit Thomas Brdariç kërkon të rikthehet tek suksesi në Superiore, ku pengesa që duhet kaluar është Kastrioti. Tekniku i shkodranëve dha një koment edhe për gjobën nga klubi.

“Ndihemi shumë mirë, kemi arritur në gjysmëfinale dhe besoj se skuadra ka treguar një lojë të mirë. Gjithçka e kemi arritur me mund e me djersë dhe tashmë na takon të qetësohemi pak dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës që kemi dhe duhet të përqendrohemi 100 për qind për sfidën ndaj Kastriotit.

Jam i bindur se nesër do të fitojmë ndaj Kastriotit dhe duhet të jemi në 100 përqindshin tonë që t’ia dalim. Ne i njohim anët e forta të Kastriotit, e dimë që janë një ekip kompakt, kanë përgatitje të lartë fizike. Edhe ne gjithashtu kemi përgatitur një plan për të luajtur ndaj kësaj skuadre, që të dominojmë në fushën e lojës. Duhet të tregojmë vlerat tona dhe të arrijmë tek fitorja.

Gjoba nga klubi? Gjëja më e mirë është ta mbyllim atë pjesë dhe të mos e marrim shumë nga ana personale dhe të mos fokusohemi aty. Duhet të tregojmë një forcë sa më të madhe, për t’u thënë të gjithëve se jemi të vendosur për ta kapërcyer këtë situatë. Vërtetë lojtarët mund të jenë mirë fizikisht, por presioni vjen nga veshët sepse shumë fjalë ndikojnë tek ato. Gjëja më e mirë gjithmonë është të flasim me lojtarët, në mënyrë pozitive dhe sa më konkrete dhe t’i bëjmë pyetje vetes ku gjendemi për momentin. Jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe po ashtu edhe në kampionat jemi prapë në lojë dhe kjo gjë na motivon edhe për ndeshjet e ardhshme”, përfundoi Brdaric.

SHKARKO APP