Brdaric: Superiorja kampionat i fortë, presioni do të jetë te Tirana!

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka dalë para mediave në prag të ndeshjes kundër Tiranës. Strategu gjerman ka vlerësuar bardheblutë, por sipas tyre presioni është te kundërshtarët.

“Kemi ardhur në një fazë finale të këtij kampionati dhe çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Nesër luajmë ndaj një ekipi ka cilësitë dhe ne duhet të jemi gati dhe të përballojmë çdo situatë të krijuar. Nuk është një kampionat i çuditshëm, por është i fortë dhe me garë. Janë shumë ekipe që mund të mundin çdo skuadër. Duhet të jemi të përgatitur. E dimë si duhet të luajmë kundër Tiranës. Do kemi edhe një seancë stërvitore sot, që do mendojmë për ta. Do shkojmë të marrim 100 për qind të mundësive që do të na paraqiten.

Humbja do komplikonte gjithçka? Ne mendojmë pozitivisht gjithmonë. Mendoj se jemi në pozicion të mirë, duhet të luftojmë të rrimë në këtë pozicion. Kemi ende shumë për të bërë. Nesër është një ndeshje e rëndësishme, mes dy skuadrave që do të luajnë fort. Luajmë jashtë dhe presioni është te kundërshtari.

Ndeshje me gola, apo e kujdesshme? Nesër të gjithë presin spektakël. Të dyja ekipet kanë cilësi dhe do kërkojnë t’i shfaqin dhe të luajnë futboll. Synimi është të shënojmë, por duhet edhe të mos pësojmë. Duhet të vazhdojmë me punën e mirë dhe nëse e bëjmë do të ruajmë pozitat tona.

Barazimi, i kënaqshëm? E thashë që jemi në një pozicion të mirë, do të futemi në fushë të fitojmë. E kemi treguar më parë që mund t’i mposhtim, Kjo ndeshje kërkon përqendrim maksimal. Në fund do të shohim se çfarë do të na japë ndeshja”, deklaroi Brdaric.

 

SHKARKO APP