Brdaric: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, Partizani është përmirësuar nga merkato!

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Partizanit foli për shumë tema duke analizuar rivalët.

“Të gjithë lojtarë janë stërvitur maksimalisht. Jemi shumë të përqendruar, pasi ndeshja është e vështirë. Do i përmbahemi parimeve tona, lojtarët kanë besim dhe janë të sigurt në vetvete. Nesër do të futemi në fushë me vetëbesim, nuk do t’i mbingarkojmë futbollistët. Do u japim mundësinë të luajnë lirshëm.

Ndalimi i Teutës edhe një fitore e Vllaznisë me Partizanin? Unë mundem të flas kur bëhet fjalë për ekipin tim. Ju falënderoj që besoni në arritjen e diçkaje të madhe, siç është fitimi i titullit kampion, dhe njerëzit që na mbështesin janë gjë e bukur shumë. Duhet të jemi realistë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Do t’i marrim ndeshjet një e nga, të përqendrohemi në çdo rival e të mos hallakatemi, si dhe të ruajmë strukturën e lojës për të rritur cilësinë. Atë sistem do ta përdorim në çdo ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barazimi i kënaqshëm? Nuk po mendojmë për rezultatin, do ia lëmë fushës. Më intereson si do vendosemi. Lojtarët e mi e dinë që do hyjnë në fushë të japim maksimumin. Kjo ka rëndësi dhe pas ndeshjes mund t’ua them nëse më kënaq barazimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshje kyçe kundër Partizanit? Këto ekipe që i keni parë në rritje, që kanë bërë merkato, po bëjnë maksimumin që të na e bëjnë jetën më të vështirë, që të ecin përpara. Ata mundohen që ne të na zbresin, por do të shohim si do të zhvillohet ndeshja. Ne i shikojmë kundërshtarët dhe u gjejmë pikët e dobëta. Ne do të luajmë njëlloj, si në çdo ndeshje”, deklaroo Brdaric.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?