Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Kombeve të Afrikës, përmbys Nigerinë

Bregu i Fildishtë është kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës për herë të tretë në histori, teksa mposhtën me përmbysje 2-1 Nigerinë në finale.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të nga Troost- Ekong, por Bregu i Fildishtë gjeti forca për të përmbysur rezultatin.

Frank Kessie barazoi në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores për Bregun e Fildishtë e shënoi sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Haller, 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

SHKARKO APP