Brescia-Milan, Pioli i beson të njëjtit formacion

Milani do të luajë pas pak minutash një ndeshje të rëndësishme ndaj Brescias në transfertë. Trajneri Pioli ka konfirmuar të njëjtin formacion si në dy takimet e fundit, duke aktivizuar Ibrahimovic dhe Leao-n në majën e sulmit.

Castillejo dhe Calhanoglu do të luajnë në krahët e mesfushës, ndërkohë që dyshja e qendrës do të jetë Kessie-Bennacer. As në mbrojtje nuk ka ndryshime, ku Kjaer do të jetë në krahë të Romagnolit në qendër të mbrojtjes.

Në krahun tjetër Ndoj do ta nisë ndeshjen nga stoli, teksa vendasit nuk do të kenë në dispozicion Balotellin e skualifikuar.

 

 

SHKARKO APP