Brescia tremb Juven dhe Interin, pa 50 milionë nuk ulet në tavolinë për Tonalin

Juventus dhe Inter preh kohësh janë në ndjekje Sandro Tonali-t, por sinjalet nuk janë aspak të mira për skuadrat italiane. Numri një i klubit të Bresciias, Massimo Cellino ka deklaruar sot se nuk ka ndërmend të ulet në tavolinë me asnjë prej klubeve, që nuk ofrojnë të paktën 50 milionë euro për kartonin e Tonalit, shifër kjo që do të jetë edhe çmimi dysheme.

Zikaltrit janë gati të paguajnë deri në 35 milionë euro për kartonin e organizatorit, që është një emër mjaft i vlerësuar nga Conte, ndërsa pjesën tjetër mund ta kompensojnë me disa lojtarë në huazim, kryesisht nga ekipi i të rinjve. Ndërkohë që Juventus mund të paguajë një shifër të tillë vetëm në rast shet Pjanic dhe heq dorë nga Jorginho.

Në këtë rast Barcelona und të përfitojë, duke ofruar shifrën e kërkuar nga Brescia për të nisur kontaktet me klubin. Interi është ekipi më aktiv për momentin, por do të jetë e vështirë që të investojnë një shofer të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?