Briken Calja rikthehet në majë: 3 vitet e fundit janë më të vështirat të karrierës
Briken Calja është rikthyer të shkëlqejë në garat e mëdha. Peshëngritësi ka vendosur 3 rekorde dhe ka fituar 3 medalje të arta në kampionatin ballkanik të peshëngritjes, i cili po mbahet në Durrës për herë të parë pas 25 vitesh mungesë. Calja shkëlqeu që në provën e parë në shkëputje, duke ngritur 150 kilogramë dhe duke vendosur rekord ballkanik. Në dy provat e tjera Calja nuk ia doli megjithëse prova e parë rezultoi e mjaftueshme.
Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar Calja u pa i përlotur, pasi rezultati i arritur ishte shpërblim për periudhën 3-vjeçare të mbushur me dëmtime por e vështirë edhe në aspektin personal për sportistin.
”Kjo ka qenë një ndër eksperiencat më të vështira të karrierës time. Duke patur parasysh dëmtimet dhe pengesat e këtij 3-vjeçari”, tha Briken Calja, peshëngritës Suksesi i Caljes solli entuziazëm në sallën e sportit. ”Vetëm me sport kemi arritur në Evropë, atje ku ne duam të shkojmë. Për këtë arsye falënderoj sportistët, trajnerët, Brikenin për këtë punë dhe i patë edhe lotët e tij sot”, tha Fidel Ylli, president i KOKSH-it.
”Federata shqiptare e Peshëngritjes do prodhojë shumë shpejt medalje të tjera. Do ngremë sërish flamurin shqiptar, pasi jemi në rrugën e duhur me një brez të jashtëzakonshëm”, tha Elez Gjoza, president i FSHP. Në kategorinë 79 kilogramë garoi edhe Erkand Qerimaj, por peshëngritësi shkodran nuk arriti të realizonte provat si në shkëputje ashtu edhe në shtytje.
KOHA JONË SONDAZH

