Broja befason trajnerin i ri, së shpejti titullar te Chelsea
Shqiptari 21-vjeçar, Armando Broja ka lënë përshtypje shumë të mira gjatë seancave stërvitore te trajneri i ri i Chelsea, Graham Potter, dhe mund të bëhet titullar i padiskutueshëm te Blutë e Londrës.
Sipas “The Sun”, trajneri Potter është shumë i entuziazmuar nga ajo që po tregon Broja në stërvitje dhe i ka thënë stafit se lojtari shqiptar është shumë i përshtatshëm për sistemin e lojës që ka në mendje.
Sezonin e kaluar, Broja luajti i huazuar te Southampton, duke shënuar 9 gola.