Broja darkoi me familjen e moderatores së njohur pas ndeshjes ndaj Gjeorgjisë

Armando Broja është padyshim futbollisti i momentit në kombëtaren tonë. Pas miqësores ndaj Gjeorgjisë, lojtari më i dashur nga tifozët ka qenë në një darkë me moderatoren e njohur Ermira Causholli dhe familjen e saj, ndërsa nuk mungonte as familja e lojtarit që luan për Southampton në Angli.

Ka qenë vetë, Ermira Causholli që përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar për darkën me Brojën dhe familjen e tij. Sulmuesi kuqezi u ka bërë dhuratë edhe fanellën që luajti në miqësoren pak ditëve më parë ndaj Spanjës me firmën e tij.

“Për mbrëmjen e djeshme. Me yllin, që futbolli shqiptar e ka më në fund Armando Broja dhe familjen e tij, në një vizitë dhe darke te paharruar në CfoPharma”, shkruan Ermira Causholli në postimin e saj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?