Broja debuton me asist te skuadra e Burnley-t (VIDEO)
Armando Broja ka nisur mbarë aventurën e tij te Burnley. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë menjëherë gjurmë në ndeshjen e tij debutuese, duke dhënë një asist në fitoren ndaj Derby County në raundin e 1/32 të Carabao Cup.
Broja e nisi sfidën si titullar dhe që në minutën e 5-të tregoi aftësitë e tij, duke shërbyer një pasim perfekt për Ramsey, i cili realizoi golin e avantazhit. Pas mungesës në dy takimet e para të Premier League, sulmuesi kuqezi është rikthyer fuqishëm në fushë, duke lënë sinjale pozitive për trajnerin dhe tifozët e Burnley-t.
Kujtojmë se Broja sezonin e kaluar luajti i huazuar te Everton, ndërsa gjatë verës Chelsea vendosi ta shesë për rreth 20 milionë euro. 23-vjeçari i njohur për eksperiencën e tij në Angli ka mbrojtur më herët ngjyrat e Southampton dhe Fulham.
🅰️ BROJA ASSIST
Burnley 1:0 Derby County pic.twitter.com/OqY4nE6hXc
— AlbFussballDE (@AlbFussballDE) August 26, 2025
KOHA JONË SONDAZH

