Broja dhe Muçi, dy “ASA” për Sylvinhon për Play Off-n e Botërorit

Dy lajme fantastike vijnë për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare në një moment kyç të sezonit. Armando Broja dhe Ernest Muçi, kanë dhënë sinjale shumë pozitive me paraqitjet dhe golat e tyre, duke i buzëqeshur stafit teknik dhe tifozëve shqiptarë.

Pas një periudhe të vështirë, të kushtëzuar nga dëmtimet dhe mungesa e vazhdimësisë, Armando Broja më në fund ka gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij të parë të sezonit, një moment i shumëpritur që përfaqëson jo vetëm një çlirim personal, por edhe një rikthim të rëndësishëm për Kombëtaren. Goli i Brojës konfirmon se sulmuesi po rifiton gradualisht formën fizike dhe besimin, dy elementë thelbësorë në skemat e Sylvinhos.

Paralelisht, Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi. Fantazisti kuqezi po përjeton një periudhë shumë pozitive me fanellën e Trabzonsporit, duke shënuar sërish dhe duke u shndërruar në një nga pikat më të forta të skuadrës së tij. 7 golat dhe një asist në 5 ndeshjet e fundit tregojnë rritjen e vazhdueshme të Muçit, i cili po fiton rol protagonisti në kampionatin turk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Sylvinhon, këto zhvillime janë një dhuratë e çmuar. Të kesh një Brojë që rikthehet te goli dhe një Muçi që shënon me rregullsi do të thotë më shumë alternativa, më shumë konkurrencë dhe mbi të gjitha më shumë besim për sfidat që e presin Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?