Broja drejt rikuperimit nga dëmtimi, ja kur mund të luajë me Evertonin

Evertoni shfrytëzoi pauzën e Premier Ligës nga ndeshjet e Kupës për të zhvilluar një mini-fazë stërvitore në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Prej ditësh me skuadrën është bashkuar edhe Armando Broja, i cili është rikuperuar dhe po merr ngarkesën e nevojshme. Rikthimi i tij është programuar me një plan të qartë aktivizimi, ndërsa minutat duhet të merren gradualisht.

Dje skuadra e Evertonit është rikthyer në Angli, sepse në fundjavë do të përballet me Uollverhemptonin. Broja nuk ka kompletuar të gjithë seancën stërvitore, por ka marrë vetëm një pjesë të ngarkesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i tij në fushë pritet me shumë mundësi javën tjetër, ndërsa më 17 nis grumbullimi i kombëtareve dhe një aktivizim në ndeshjen e fundit me Evertonin para pauzës, do të ishte një sinjal i mirë për sulmuesin që Silvinjo ta përfshinte në listë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Broja drejt rikuperimit nga dëmtimi, ja kur mund të luajë me Evertonin

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?