Broja: Dua të ruaj instiktin vrasës edhe te Vitesse!
Futbollisti i Shqipërisë dhe Chelsea-t Armando Broja dëshiron të ruajë në maksimum “instiktin vrasës të sulmuesit” dhe në Holandë. Në një intervistë për “Gelderlander”, lojtari i huazuar te Vitesse shprehet se dëshiron të japë më tepër nga vetja.
“Iu bashkova vonë skuadrës gjatë fazës përgatitore parasezonale. A jam gati për titullar? Stërvitem fort dhe bëj më të mirën. Në fund do të vendosë trajneri. Kam shumë besim. Sezonin e kaluar shënova 30 gola për Chelsea në të gjitha nivelet. Dua që atë instikt vrasës ta shfaq dhe këtu”, deklaroi 19-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në sfidën e dytë të Ligës së Kombeve kundër Lituanisë.