Broja është i pafatë, dëmtohet dhe i jep fund ëndrrës amerikane

Zgjat vetëm dy ditë stërvitja e Armando Brojës në Amerikë, atje ku po zhvillon fazën përgatitore.

Sulmuesi shqiptar së fundmi ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa largohet i dëmtuar nga fusha e stërvitjes, gjë që mund të tregojë se ka përfunduar faza e përgatitjeve për të.

Ky dëmtim për sulmuesin shqiptar vjen në një pikë tepër kritike të merkatos, pasi ai ishte në listën e dëshirave të disa skuadrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tuchel vendosi që t’i besonte për ta marrë me vete dhe për ta provuar, por fati duket se nuk është me Brojën te skuadra e Chelsea-t.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?