Broja feston sot 23-vjetorin e lindjes, e uron edhe presidenti Duka
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja feston ditën e sotme ditëlindjen. Ylli kuqezi mbush sot 23 vjeç, teksa urimet për të nuk kanë munguar edhe nga presidenti Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit.
“Sot feston ditëlindjen e 23-të sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese dhe çdo të mirë në jetë e karrierë! Gëzuar ditëlindjen Armando!”, shkruan FSHF në rrjetet sociale, postim i cili është shpërndarë edhe nga presidenti Duka.
Broja nuk ishte pjesë e listës së grumbullimit për ndeshjet e Nations League të këtij muaj, për shkak të një dëmtimi.