Broja flet pas super golit: Mund të kisha shënuar më shumë, rezultati zhgënjyes!
Armando Broja shënoi një super gol sot për Southampton, por që ishte i pamjaftueshëm për të marrë 3 pikët ndaj Brighton që e barazoi në shtesë. Sulmuesi shqiptar u shpreh disi i zhgënjyer për rezultatin dhe për faktin që shpërdoroi mundësi të tjera shënimi.
“Ishte një goditje e madhe për ne. Ndeshja po shkonte në mënyrën e duhur, kemi dominuar në dy pjesët. Ta pësosh në këtë mënyrë, është shumë zhgënjyese. Nuk është ndjenja më e mirë kjo tani, por duhet të ecim para.
Mendoj se kisha mundësi të tjera për të shënuar edhe disa gola të tjerë sot, nëse do të ishte një ditë tjetër, mund të kisha shënuar më tepër. Do të vazhdoj që të punoj dhe të zhvillohem më shumë si lojtar. Jemi një grup i mirë i lojtarëve që kërkojnë më të mirën”, tha Armando Broja. Fjalë që tregojnë pjekurinë që ka fituar sulmuesi që është vetëm 20 vjeç dhe është në pronësinë e një klubi si Chelsea.
KOHA JONË SONDAZH

