Broja i “mallkuar” nga dëmtimet, te Evertoni nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij

Broja i “mallkuar” nga dëmtimet, te Evertoni nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij

Aventura e Armando Brojës në vitin 2025 nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Pas 32 minutash lojë ai la fushën e blertë pas një tjetër dëmtimi, që ende nuk dihet se sa do ta mbajë jashtë fushave. Te Evertoni besonin se sulmuesi i Kombëtares sonë mund të ishte zgjidhja për të dalë nga kriza momentale që po kalon klubi, por nuk rezultoi kështu.

Kritika nuk kanë munguar në mediat angleze për rendimentin e Brojës. “Football fancast” shton se as rikthimi i Brojës nuk ka sjell shtysën që kishte nevojë skuadra. Ish-sulmuesi i Chelsea-t nuk ka shënuar asnjë gol në 5 ndeshje që është aktivizuar.

Shoku i repartit, Calvert-Leëin, nuk është se ka shumë statistika pozitive, madje mund të largohet që këtë muaj. Nëse për Brojën nuk do të jetë një dëmtim që do e mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë, rikthimi do e bëjë sërish protagonist, por fillimisht do të duhet që të gjejë golin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që për momentin Broja po luan në formë huazimi nga Chelsea, por rikthimi te Blutë e Londrës duket shumë i vështirë. Rigjetja e formës pas një sezoni të gjatë me dëmtime, është misioni i parë që duhet të arrijë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?