Broja i pandalshëm, gjen golin e parë zyrtar në Holandë (VIDEO)

Armando Broja ka arritur që të gjejë golin e parë zyrtar në kampionatin holandez.

Edhe pse luajti si zëvendësues, 19-vjeçari arritur të shënonte golin e dytë në takimin përballë Sparta Rotterdam, duke përfituar nga një grushtim i portierit rival që nuk arriti ta ndalte topin plotësisht.

Broja kaloi këtë vit nga Chelsea në kampionatin holandez pasi nuk arriti të gjente vend në ekipin e parë londinez. Ai vlerësohet si një nga sulmuesit me të ardhme të ndritur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?