Broja i vetmi i “mërzitur” nga suksesi historik në Andorra, Hysaj bën gjestin e madh
Shqipëria fitoi në Andorra, por jo të gjithë dolën të buzëqeshur nga fusha. Një nga historitë që tërhoqi vëmendjen pas fërshëllimës së fundit ishte ajo e Armando Brojës, i cili përjetoi një mbrëmje të vështirë në aspektin personal.
Sulmuesi i kombëtares luajti 59 minuta në triumfin minimal 0-1 të kuqezinjve, por performanca e tij nuk ishte në nivelin e pritshëm. Në momentin kur ndeshja u mbyll dhe ekipi nisi festën, Broja mbeti i ulur në stol, i heshtur dhe i dëshpëruar, dukshëm i prekur nga forma jo e mirë që po kalon.
Kapiteni Elseid Hysaj u afrua menjëherë drejt tij, e mori pranë dhe e nxiti të bashkohej me grupin. Vetëm pas kësaj Broja iu bashkua festës së ekipit në fushë, ndonëse fytyra e tij tregonte qartë se sulmuesi 23-vjeçar po kalon një periudhë të vështirë, ku mungesa e golave dhe presioni i rritjes së pritshmërive po lënë shenja emocionale.
Megjithatë, skuadra dhe stafi teknik vazhdojnë të besojnë tek ai, me shpresën se Broja do ta rigjejë shpejt ritmin dhe vetëbesimin që e karakterizon.
KOHA JONË SONDAZH

