Broja: Ja cfarë nuk shkon në Kombëtaren tonë, skemën e vendos trajneri

Armando Broja duke folur pas barazimit me Estoninë e pranoi se loja e Kombëtares nuk është në nivelin e duhur. Sulmuesi në pronësi të Chelsea-t tha se ndoshta kanë ndikuar fakti që lojtarët stërviten pak ditë me njëri-tjetrin.

“Them se kur stërvitemi për një kohë më të gjatë bashkë, i njeh më mirë shokët, por kur stërvitesh vetëm pak ditë është e vështirë. Stërvitja shkoi shumë mirë, por në ndeshje nuk po arrijmë të shënojmë. Kemi krijuar raste, por ndoshta nuk kemi pasur fatin me vete.

Pse nuk funksionon? Nuk janë vetëm dy-tre lojtarë që sulmojë, sulmi fillon që nga portieri. Të gjithë lojtarët duhet të futen në zonë dhe të krijojnë për të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të stërvitemi fort si grup, duhet të komunikojmë më shumë me njëri-tjetrin, me stafin, për të arritur gjëra të mëdha. Të jemi më të përqendruar në ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skema? Nuk mund të flas për skemat e trajnerit, ai zgjedh formacionin, lojtarët, ndërsa ne mundohemi të japim më të mirën në fushë”, tha Broja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?