Broja: Jam gati për sezonin e parë si profesionist, nuk kam frikë për të shënuar!
Armando Broja e ka nisur mjaft mirë aventurën te skuadra e Vitesse, skuadër ku është në formë huazimi nga Chelsea. Në një intervistë për kanalin e skuadrës verdhezi, sulmuesi kuqezi deklaroi se ka qenë i përgatitur për zhvilluar sezonin e tij të parë si profesionist.
“Personalisht, mendoj se gjërat po shkojnë mirë. Jam i kënaqur që jam këtu. Skuadra, trajneri dhe stafi janë vërtet të zotë. Ata do të më ndihmojnë që të shprehem sa më mirë në fushë.
Golat e parë? është një ndjesi e mirë sepse trajneri më besoi që të luaja si titullar. U ndjeva shumë i sigurt në vetvete. Më thanë që të hyja në fushë dhe të jepja më të mirën, ndihmo skuadrën. Kjo është gjëja më e rëndësishme të punosh për ekipin. Jam i lumtur që e ndihmova ekipin me dy golat e mi. Sigurisht, fitorja është më e rëndësishme.
Në fakt kam qenë i përgatitur për të qenë gati për t’u huazuar. Vitese është klub perfekt për të më ndihmuar të përgatitem fizikisht dhe mendërisht. Përpiqem të shfrytëzoj sa më mirë mundësitë që më jepen. Tentoj të realizoj brenda 1-2 mundësive. Dua të mos kem frikë për të shënuar”, deklaroi Broja.