Broja lë shenjë me asist në FA Cup pas 120 minutash lojë (VIDEO)
Armando Broja la shenjën e tij në kualifikimin e Southamptonit në fazën e 1/8-ve të FA Cup. Ekipi i drejtuar nga Hasenhuttle fitoi 2-1 ndaj Coventry-t vetëm pas 120 minutave lojë.
Skuadra nga Championshipi e mbylli në avantazh pjesën e parë falë golit të Gyokeres, por Southamptoni barazoi në pjesën e dytë me Armstrong. Pikërisht në momentin e kthimit të ekuilibrave në rezultat u hodh në fushë Broja në vend të Walcott.
Në minutën e 106 sulmuesi i Kombëtares Shqiptare asistoi Walker-Peters për golin e dytë të Southamptonit, që i dha kualifikimin ekipit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

