Broja mbetet jashtë listës së Chelsea
Armando Broja akoma nuk është gati! Sulmuesi nuk do të jetë pjesë e turneut amerikan që blutë londinezë do të zhvillojnë përtej Atlantikut.
Kjo për shkak se ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë dhe ndërhyrja kirurgjikale që kreu.
Sipas stafit mjekësor të londinezëve, shqiptari duhet të qëndrojë në Londër derisa të jetë gati plotësisht dhe në 100 % e tij, kjo edhe për të mos rrezikuar për sezonin e ri.
Menjëherë pas këtij lajmi, Armando Broja ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Instagram teksa me anë të një postimi, ai shkruan “durim”.
Pavarësisht kësaj, 23-vjeçari nuk do të humbasë më shumë kohë dhe çdo ditë zhvillon një seancë stërvitore individuale për tu rikthyer sa më shpejt në fushën dhe në gatishmëri të skuadrës.
Situatat tek londinezët duket e vështirë, pasi detyra nuk do të jetë e lehtë që të bind trajnerin Pochetino për një vend titullari tek Chelsea për sezonin e ri.