Broja: Më mungon goli, por rëndësi ka që fituam dhe jam i gëzuar
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka folur pas fitores historike të kuqezinjve ndaj Serbisë me rezultatin 0–1, duke ndarë emocionet dhe mendimet e tij për ndeshjen.
Broja theksoi se skuadra ishte e bashkuar dhe plotësisht e motivuar për këtë sfidë të madhe:“Të gjithë çunat ishin gati dhe të motivuar. Kur kemi ardhur, kemi qenë në një mendje për të fituar këtë ndeshje dhe ia dolëm. Ishim në vështirësi, por si skuadër e vendosur u mbrojtëm shumë mirë. Në pjesën e dytë ata patën më shumë raste sepse kërkonin gol me çdo kusht.”
Sulmuesi i Burnley-it foli edhe për rastet e tij në sulm dhe dëshirën për të gjetur rrjetën: “Kisha mundësi të godisja në një moment, por Uzuni dhe Manaj ishin më mirë për t’u shërbyer. Jam shumë i gëzuar. Më mungon goli, normalisht kam qejf të shënoj dhe të asistoj, por sot jam i lumtur. Edhe pse doja të sulmoja më shumë, u desh të mbronim fort për ekipin.”
KOHA JONË SONDAZH

