Broja nuk di të ndalet, gol dhe asist në Holandë me Vitesse-n (VIDEO)

Armando Broja konfirmon momentin fantastik që po kalon. Sulmuesi i kombëtares shqiptare spikati edhe në javën e 24-t të Eredivisies duke ndihmuar Vitessen të rikthehet te fitorja pas një ecurie negative që zgjaste prej 5 takimesh.

Me një gol dhe një asist Broja ishte një nga më të mirët në fushë për Vitessen në suksesin 4-1 ndaj Venlos. Sulmuesi shqiptar u tregua altruist në minutën e tretë.  Pasi iu shkëput bukur mbrojtjes kundërshtare dhe doli i vetëm me portierin, 19-vjeçari dhuroi një asist për Lois Openda, me këtë të fundit që dërgoi topin lehtësisht në rrjetë.

Goli për Brojën erdhi tetë minuta përpara fundit të ndeshjes duke realizuar golin e nëntë sezonal me Vitesse në Eredivisie dhe duke vulosur edhe fitoren e skuadrës nga Arnhemi ndaj Venlos me shifrat 4-1.

SHKARKO APP