Broja: Po e shijoj eksperiencën te Burnley, është ndryshe nga Chelsea

Armando Broja ka nisur të lërë gjurmë te Burnley, duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës angleze në përballjen ndaj Bournemouth. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po përshtatet gradualisht me ambientin e ri dhe së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për deklaratat e tij jashtë fushës.

Në një video të publikuar në platformën X nga klubi, Broja ka folur hapur për eksperiencën e tij në veri të Anglisë, duke e krahasuar me periudhën kur ishte pjesë e Chelsea-t në Londër.

“Ka qenë një periudhë e vështirë, por shumë pozitive për mua. Po e shijoj këtë eksperiencë. Është krejt ndryshe nga jeta në Chelsea, por më pëlqen shumë këtu në veri”, u shpreh Broja.

Swiss Digital Desktop Reklama

24-vjeçari theksoi edhe ndryshimin në aspektin njerëzor: “Mendoj se njerëzit këtu janë më të afërt dhe më miqësorë. Është më e lehtë të komunikosh, të dalësh dhe të ndihesh pjesë e komunitetit. Edhe në përditshmëri, kur del për një kafe, të gjithë janë shumë të sjellshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjalët e Brojës tregojnë një proces integrimi pozitiv te Burnley, ndërsa goli i parë duket se mund të jetë një pikë kthese për vazhdimësinë e tij në këtë aventurë të re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?