Broja reagon pas dëmtimit të rëndë: Do rikthehem më i fortë

Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në miqësore me Chelsea-n, duke bërë që të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi i Kombëtares shqiptare falënderon të gjithë që e kanë mbështetur, duke premtuar se do të rikthehet më i fortë.

“Më vjen keq që më duhet ta mbyll kështu vitin 2022. Ishte e vështirë për të përpunuar gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur se do të rikthehem më i fortë dhe më mirë se më parë.

Secili ka rrugëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetëse. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjitha. Do të kthehem së shpejti”, ka shkruar 21-vjeçari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

SHKARKO APP