Broja rikthehet në fushë me Burnley-n, humbet ndaj Chelsea-t

Chelsea u rikthye në kampionat me rezultat pozitiv, duke marrë një fitore të pastër 0-2 në fushën e Burnley-t. Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca zgjidhi sfidën me nga një gol për çdo pjesë, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të Premier League.

Pedro Neto zhbllokoi ndeshjen në minutën e 37-të, ndërsa Enzo Fernández vulosi suksesin në sekondat e fundit, duke i dhënë miqve një trepikësh me shumë vlerë.

Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Armando Broja, i cili hyri në lojë në minutën e 72-të. Sulmuesi i Kombëtares provoi të gjente golin në minutat e fundit, por tentativa e tij u ndal nga portieri Sanchez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?