Broja rikthehet pas 6 muajsh në fushë, debuton me Everton

Armando Broja ka debutuar me Everton. Pasi u grumbullua për ndeshjen ndaj Ëolves, sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 83-të, duke luajtur në minutat e fundit.

Broja synon që të futet gradualisht në skemat e trajnerit Dyche, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë, që e la jashtë fushave për shumë muaj. Rikthimi i tij është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, për të qenë gati për kualifikueset e Kupës së Botës.

Ylli shqiptar shpreson se do të mund të vijë në formë, sa më shpejt të jetë e mundur. Broja është i huazuar nga Chelsea dhe kërkon të bëjë paraqitje pozitive dhe për të ardhmen.

SHKARKO APP