Broja rikthehet titullar, ja si u paraqitën çunat e Kombëtares

Çunat e kombëtares shqiptare dhanë sinjale pozitive në klubet e tyre ne Europë, duke qenë edhe vendimtarë.

Juljan Shehu vijon me momentin e tij të artë në kampionatin polak. Mesfushori shqiptar realizoi sërish për Widzew Łódź, duke shënuar golin e tretë në tre ndeshjet e fundit.

Lajm i mirë vjen edhe nga Anglia, me Armando Brojën i cili u rikthye të luajë si titullar tek Evertoni. Sulmuesi luajti për 64 minuta dhe ishte një nga më të mirët në fushë, në fitoren minimale të skuadrës së tij ndaj Nottingham.

Titullarë përgjatë kësaj jave ishin edhe: Elhan Kastrati, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.

SHKARKO APP