Broja shënon ndaj PSV pas një aksioni fantastik (VIDEO)

Armando Broja ka shënuar një tjetër gol në Eredivisie. Katër minuta i kanë mjaftuar sulmuesit të talentuar të kombëtares kuqezi, për t’i dhuruar avantazhit Vitesses në sfidën jashtë fushe kundër PSV-së.

Pas një aksioni të bukur dhe të rrjedhshëm, 19-vjeçari godet saktë me të djathtë brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.

Një gol i rëndësishëm përballë një prej ekipeve më të forta të kampionatit holandez. Ky është goli i 8-të sezonal për Brojën, i cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

SHKARKO APP